Shiu binte pa pushim mbi ta, duke krijuar një perde të dendur që i fshihte nga bota. Sofia bëri një hap prapa, gati të largohej, por ai e kapi për dore, duke e mbajtur fort.
- (Me zë të dridhur, plot lutje) "Mos u largo..."- tha ai.
Sytë e tij, të mbushur me dhimbje, e përshkuan thellë. Në atë moment, gjithçka u zhduk - zhurma e qytetit, shiu, gjithçka përveç dëshpërimit në zërin e tij.
(Me zë të thyer) "Duhet të..."
Ajo nuk mundi ta përfundonte fjalinë. Lotët i rridhnin faqeve, duke u përzier me pikat e shiut.
"Të lutem..."- tha ai.
Ai e tërhoqi më afër, duke e përqafuar fort. Në atë përqafim, Sofia ndjeu dhimbjen e tij, dëshpërimin e tij, dashurinë e tij. Për një moment, bota pushoi së ekzistuari. Vetëm shiu, lotët, dhe dy zemra që rrihnin në një ritëm të dhimbshëm.
"Ky libër është krijuar me pasion dhe mundim. Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ju lutem, mos kopjoni, ripublikoni ose shpërndani përmbajtjen pa miratimin tim të drejtpërdrejtë. Respektoni punën e autorëve dhe krijuesve të tjerë. Faleminderit për mbështetjen tuaj!"