5 shtigje të humbura
Leira asnjëherë nuk e kishte parashikuar se çfarë kthese do të merrte jeta e saj pas vdekjes së personit më të shtrenjtë për të. E ndodhur tashmë midis ndjenjave dhe një fati të pashmangshëm, dashur pa dashur asaj i duhet të përballet me sfidat që do të ndeshë në pesë rregullatorët e jetës; dashuria, suksesi, dhimbja, kurimi, ndërveprimi. Mirëpo për Leirën gjithçka do të bëhet e hidhur, e vështirë dhe në dukje e pazgjidhshme. A do ta gjejë ajo në cilin nga këto shtigje përket? Fatkeqësi të njëpasnjëshme, mistere dhe gabime fatale. Çdo hap që hedh, e afron më shumë me rrënimin, e largon më shumë nga vetja dhe e turbullon botëkuptimin e saj. Gjithnjë kemi dashur që ëndrrat të bëhen realitet, por a kemi uruar ndonjëherë që realiteti të jetë veç një ëndërr?Gjithçka vërtitet rreth një ligji të vetëm: Ligji i Pentagonit.©apricater, Wattpad.…