Fakboji personal
"Ai ishte një mafia i rrezikshëm, e unë, një vajzë inocente e mbërthyer nga duart e tij. Kujt ia priste mendja që ai do të bëhej fakboji im personal... "Enxhiljana ishte një vajzë e bukur me syze dhe trup të shkurtër e cila vazhdonte shkollën e mesme si zakonisht. Ishte një vajzë së cilës nuk ia hidhte sytë askush, pra me pak fjalë kishte një jetë të qetë dhe të zakonshme. Gustavo ishte bosi i mafias më të madhe në Itali i cili nuk ia kishte idenë se çfarë ishte dashuria. Si hobi ai vriste njerëz madje masakra më e madhe që ka bërë është vrasja e gjithë familjes së tij kur ishte 12 vjeç sepse nuk ia bënë tortën me Batman. Fati i përplas këta dy personazhe dhe u thyen turinjtë, por përveç kësaj ata bien në dashuri. Mirëpo kjo dashuri e re s'do të jetë aq e thjeshtë për ata të dy. Çfarë do të ndodhë me dy pëllumbat tanë? A do të arrijë Enxhiljana të zbusë zemrën e akullt të Gustavos? *SqarimKjo histori është e gjitha satirike. Mos merrni seriozisht asnjë gjë nga ato që do lexoni se s'na ka lënë mendja. Akoma jo.…